Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi ka dhënë një deklaratë për mediat për atentatin në Balldre të Lezhës ku mbeti i vrarë Nikolin Lestakajt.
Lekstakaj ishte duke dalë nga një market në aksin Lezhë-Shkodër ndërsa policia dyshon paraprakisht për hakmarrje.
“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra për Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje.
Po sigurojmë të gjitha provat.”- thotë policia.
Tre muaj më parë më datë 19 prill u vra Ardian Nikulaj pjesëtar i familjes me të cilët familja Lekstakaj ka një histori hakmarrjeje prej 27 vitesh.
Për vrasjen e Nikulajt policia e ka zbardhur dhe ka çuar prapa hekurave me ndihmën e autoriteteve britanike, Edmond Haxhinë në rolin e organizatorit dhe porositësit pjesë e familjes Lekstakaj.
Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit britanik si bashkëpunëtorë në vrasje, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Ndërsa portugezi, Ruben Saravia i arrestuar në Marok, ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj./Hashtag.al