Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Zhupës: Petro Koçi e Ismet Beqiraj po shkelin ligjin për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit


Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka akuzuar dy deputetët e PS-së Petro Koçi e Ismet Beqiraj, që sipas saj po bëjnë puç për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Zhupa shkruan se ‘Gjinusho-deputetët’ po tentojnë të shkelin me këmbë ligjin e rregulloren për t’i siguruar një mandat të dytë antikushtetues Skënder Gjinushit.

Ajo shkruan se deputetët e PS-së Petro Koçi e Ismet Beqiraj nën presionin e Gjinushit po shkelin ligjin e rregulloren. Zhupa rendit 5 argumente pse s’mund të ketë votim sot, të kërkuar nga dy deputetët socialistë.

Reagimi i Zhupës

“E paprecedentë! Gjinusho-deputetët, tentojnë të shkelin me këmbë ligjin dhe rregulloren!

Sot Skënder Gjinushit i mbaron mandati në krye të akademisë dhe me pirueta pushteti do të siguroj një të dytë antikushtetues.

Që dje deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj të presionuar nga kryetari pa mandat Skënder Gjinushi, të vënë pas murit nga interesat e tij kërkojnë ta kthejnë kuvendin në shkelës të ligjit, si noter i ambicieve klaniste.

Me një kërkesë të paprotokolluar, të pa arsyetuar nuk mund të mblidhemi jashtë programit të komisionit, tentojnë ti shkatërrojnë parlamentarizmin.

Kërkojnë votim të një projektligji sot në orën 11:00, pa diskutime!

Votim smund të ketë kur

1- Relacioni është i pasaktë dhe me mashtrime.

2- Projektligji vjen hapur në konflikt interesi, ku bashkë propozuesi Gjinushi, e kërkon për mandatin e tij

3- Akademia e Shkencave hyn në zgjedhje sipas statutit me mbarimin e mandatit të kryetarit.

4- Ka 3 kërkesa proceduriale në organet e kuvendit për këtë çështje.

5- Ska një sqarim shterues mbi peticionin e 52 akademikëve, na sillet për një vendim të 2022, dhe sot jemi në kushtet të tjera të zgjedhjeve në akademi. Duhet një dëgjesë me ta.

Ne jemi deputet që duhet të na shqetësojnë hallet e qytetarëve dhe jo hallet e karrierës 30 e ca vjecare të ish ministrit të diktaturës.

Ndaloni palacollëkun dhe maskarallëkun!

Respektoni rregulloren dhe ligjet. Paguheni nga taksat e qytetarëve, jo nga borderoja e Gjinushit!”