Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga vrasja në Lezhë, viktima shoqërohej nga i vëllai dhe bënte lëvizje të kufizuara


Detaje të reja kanë dalë për vrasjen në Lezhë, të 42-vjeçarit Nikolin Marku Lekstakaj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se viktima ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij Bledar Lekstakaj kur është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Mendohet sipas hetuesve se kanë qenë dy ekzekutorë të cilët kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit, i cili kishte ndaluar në një market ku sapo kishte blerë një pije freskuese.

Po kështu mësohet se viktima bënte lëvizje të kufizuara prej kohësh, por sidomos pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti.

Dyshohet se pikërisht hakmarrja është motivi i vrasjes së sotme, që ndodhi 3 muaj pas asaj të Nikulajt. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, teksa ka ngritur postblloqe të shumë dhe po kreh zonën në kërkim të tyre.