Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për aksionin e policisë që zbuloi 1200 rrënjë kanabis në malësinë e Krujës.
Balla thotë se goditja e policisë duhet të jetë sistematike çdo ditë pasi sapo policia kthen kokën në anë tjetër kanabisi rinxjerr kokën.
“Lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. Dhe kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë. Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë”-shkruan Balla.