Ministrja e Arsimimit Evis Kushi ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar kreditë për studentët në vendin tonë.
Duke u shprehur se kredia do t’u jepet atyre studentë që nuk kanë përfituar burse apo që nuk janë të përjashtuar nga tarifa vjetore, Kushi theksoi se kredia do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale.
“Ne ndër vite kemi ndërmarrë shumë vendime, dhe sot vijmë me kredinë studentore. Çdo student që ndjek studimet në një universitet ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij, edhe tarifat edhe kostot e jetesës, duke përllogaritur kufirin e pagës minimale. Do të financohet vetëm një program studimi, pra mund të aplikojë ose për bachelor ose për master, dhe institucion përgjegjës do të jetë AKFAL. Kredia do të jetë pa kolateral, jepet me dy këste. Shlyerja, afatet do jenë të përcaktuara, për studentët e bachelor detyrimi do të fillojë re vite pas kontratës dhe për masterin, dy vite pas kontratës. Ata që ndjekin program 5 vjeçar, do të nisë pas 5 vitesh. Studentë do jenë ata që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa”, tha ajo.