Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Sikur mos të mjaftonte nënfinancimi i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit tani ndërpriten dhe fondet nga BE-ja për shkak të korrupsionit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për lajmin e bllokimit të fondeve të BE-së për bujqësinë shqiptare pas dyshimeve për shpërdorim që po hetohen nga autoritetet europiane.

Meta thotë se kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do sjellin pasoja të rënda për qytetarët.

Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.

Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të “Rilindjes“”-shkruan Meta.