Vendosni fjalën kyçe....

Radhë të gjata në Kakavijë


Emigrantët shqiptarë që kthehen në vend për pushime po përballen me radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.

Siç raporton Report Tv, ata presin aty prej dy orësh e shkak është bërë puna me një sportel nga pala greke. Në pjesën shqiptare po punohet me dy sportele.

Ditët e fundit është vërejtur një shtim i hyrjeve e daljeve. Orët e fundit nga Shqipëria kanë dalë mbi 3000 persona ndërsa 3500 kanë hyrë.