Ka arrestuar biznesmenë për t’i shantazhuar. Kjo është akuza e re që avokati Besnik Berisha ka bërë kundër Prokurorit Rasim Maloku, me kërkesën e të cilit u arrestua pak ditë më parë.
Pas lirimit, në një intervistë ekskluzive për Insajderin, avokati Berisha ka treguar me emër e mbiemër edhe biznesmenët që thotë që janë shantazhuar nga Prokurori Maloku, të cilin e quajti edhe ‘këlysh i pushtetit’, epitet për të cilin nuk i bie pishman.
Ai ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, ku thotë se do të shpalos edhe gjëra të tjera në lidhje me atë që ai e quan beteja e pushtetit të Vetëvendosjes kundër tij, pasi që ai e kritikoi haptazi Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Këtë të fundit e cilëson si të padijshme, dhe thotë që tash e një kohë haptazi e ka ekspozuar për këtë, si dhe në disa raste ia ka rrezuar vendimet, që ai i quan të paligjshme nga ana e saj.
Se kë e shantazhoi Prokurori Rasim Maloku, sipas Besnik Berishës, shikojeni videon e plotë:
VINI RE: Ky material është pronësi inteletuale e Insajderi