Vendosni fjalën kyçe....

“Të pa përfaqësuar sepse jemi të pashpresë apo të pashpresë sepse jemi të pa përfaqësuar?!” – Lëvizja ShpresON fton qytetarët në bashkëbisedimin e parë


Lëvizja ShpresON e themeluar nga avokati Altin Goxhaj dhe mbështetës të tij fton qytetarët për një bashkëbisedim të hapur me temë “Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!”.

Bashkëbisedimi do zhvillohet te Amfiteatri i Universitetit të Arteve më datë 26 korrik ora 20:00.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja ShpresON
Ftesë
Bashkëbisedim Nr 1 me qytetarët:

E Mërkurë, dt 26 Korrik 2023, ora 20.00
Amfiteatri i Universitetit të Arteve (Sheshi Nënë Tereza)
nis Bashkëbisedimi me qytetarë, intelektualë, aktivistë dhe zëra kritikë me temën e parë.
“Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!”

A ka zgjidhje!?
Po, ne mendohjmë dhe shpresojmë që ka!
Pjesëmarrja juaj në këtë bashkëbisedim të hapur për qytetarë të lirë dhe pa paragjykime për përkatësinë e tyre do të jetë një ndihmë e madhe dhe përcaktuese, për vazhdimin e kësaj përpjekje për të ringjallur shpresën.

Po punojmë prej kohësh për nisjen e këtij turi debatesh publike dhe shpresojmë që ato 2 orë të bashkëbisedimit, do të ndihmojnë dhe inkurajojnë shumë qytetarë të tjerë që do na ndjekin në media dhe rrjetet sociale që të përfshihen në takimet e radhës.

Faleminderit
Lëvizja ShpresON

(Lëvizja Shpreson është bashkim i lirë qytetarësh të ndryshëm me pikëpamje të ndryshme, pa kryetar apo udhëheqës, që i bashkon halli i përbashkët me çdo shqiptar:
Axhenda e Shpopullimit të Shqipërisë dhe mungesa e një Klase Politike që mund të rikthejë besimin)