Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi nga Kuvendi: Dy ministra të tjerë po bëhen gati për burg, Rama të vijë të japë llogari


Seanca e fundit parlamentare për këtë sesion ka pasur debate mes deputetëve në Kuvend.

Kryetari i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti”-deklaroi Bardhi