Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet makinë e djegur në Gjadër të Lezhës, dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt, brenda saj një armë


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e djeshme në Lezhë.

Mediat raportojnë se është gjetur një makinë dhe brenda saj një armë kallashnikov që dyshohen se janë përdorur në vrasjen e djeshme.

Makina e djegur është gjetur në një arë në fshatin Gjadër dhe dyshohet se ishte e vjedhur.

Lekstakaj u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldre të Lezhës, dhe disa persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës në lidhje me këtë ngjarje.

Mes të shoqëruarve ka persona nga fisi i Nikulajve, të cilët për shkak të hasmërisë mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, mbeten të dyshuarit kryesorë. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë së bizneseve, megjithatë deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me atentatorët.