Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 742 bimë kanabis në Krujë, në pranga 32-vjeçari, në kërkim i vëllai


Një 32-vjeçar është arrestuar në Krujë ndërsai vëllai është shpallur në kërkim lidhur me një sasi kanabisi të kapur në Çinar.

I riu me iniciale G.L. dyshohet si pronari i 150 bimëve të kanabisit të kapura gjatë aksionit ndërsa i vëllai 29-vjeçar H.L. është në kërkim.

Të dy janë banues në fshatin Bura, Nikël.

Njoftimi

“Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis.  Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”