Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, ndërsa opozita bllokoi sërish foltoren.
‘Nuk pranohet kërkesa për mocion me debat dhe interpelanca’– tha Felaj.
Ndrëkohë pasi iu ndërpre fjala në foltoren e Kuvendit, kur i mbaroi koha, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar të flasë live në rrjetet e tij sociale.
“Këta këtu duan që të mbajnë me shkelje të rregullores. Ti je Gugalja e Kuvendit, ndaj zbato rregulloren”, tha Berisha.