Josko Gvardiol do të vazhdojë karrierën e tij në Angli.
Qendërmbrojtësi kroat do të jetë pjesë e kampionit anglez dhe evropian, Manchester Cityt.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se tashmë është arritur marrëveshje mes dy klubeve.
Gvardiol veçse i ka kryer një pjesë të testeve mjekësore sot, ndërsa një muaj më parë ai ishte marrë vesh për kushtet personale.