Vendosni fjalën kyçe....

Opozita takon studentët e Mjekësisë, kërkon që t’u jepet fjala në Kuvend


Deputetët e opozitës kanë zhvilluar një takim me një grup studentësh të mjekësisë që po protetojnë jashtë Kuvendit kundër ligjit të qeverisë që do i pengonte nga largimi jashtë vendit për 5 vite pas përfundimit të studimeve.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, të përfaqësuar nga Zheni Gjergji, bëri thirrje që fjala e studentëve të detyrohet.

“Sapo vijmë nga një takim me një grup studentesh të mjekësisë, të cilët kërkuan që të futen në sallë, pasi kërkojnë që të mbajnë fjalën. Krijoni një grup negociatash.” – tha Gjergji.

Ndërkohë nënkryetarja e Kuvendit Felaj i kërkoi Gardës që të lirojë foltoren.

Felaj: “Garda ka ligjin e saj, që e keni votuar dhe ju. Garda nuk ka lidhje me politikën, por me detyrën e tyre.”