Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i fondeve nga BE për bujqësinë/ Krifca: AZHBR ka qenë që vjet nën hetim, s’përmendet fjala korrupsion, masë e përkohshme


Ministrja e bujqësisë Frida Krifca ka folur sot në Kuvend për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE dhe akuzat për korrupsion.

Krifca thotë se AZHBR ka qenë nën hetim që vjet ndërsa shton se në komunikatën e djeshme nuk përmendet fjala korrupsion. Ministrja shton se masa ka qenë e përkohshme.

 

“U ndesha me shumë neveri retorikat e ditës së djeshme sepse hidheshin baltë mbi institucionr dhe me njerëz që janë përkushtuar. Çdo fjalë u përdor nga opozita si barut për t’i vënë flakën gjithçkaje të mirë që kemi bërë.

Dje, nuk ka pasur një lajm të ri. Lajmin se AZHBR ka qenë nën hetim, është i bërë publik që prej shkurtit në 2021.

Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel.

Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje unë nuk mund të komentoj dhe as nuk mund të parashikoj asgjë nga këto rrethana. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga Agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura  të verifikuara nga jashtë brenda, janë cenuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, jemi te interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion. ”-thotë Krifca.