Seanca e fundit plenare për këtë sesion është ndërprerë për 30 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren.
Opozita kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që të ndryshohet rendi i ditës.
Por pasi deputetët e maxhorancës kanë lënë seancën plenare, janë thërritur nga studentët e Mjekësisë me shprehjet “Turp, turp!” dhe “Parlamenti i turpit”.
Studentët prej orësh kanë pritur jashtë parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën.