Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Nikolin Lekstakajt, shoqërohen 5 persona


5 persona janë shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e Nikolin Lekstakajt në Balldre të Lezhës ditën e djeshme.

Pista kryesore e vrasjes së 42-vjeçarit dyshohet se është hakmarrja.

Pas ngjarjes janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Nikolin Lekstakaj është kushëri me Elton Lekstakajn, i cili dyshohet se porosity vrasjen e Nikulajt dhe Edmond Haxhinë, personi që dyshohet se organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ngjarje e ndodhur në Shëngjin në 19 prill 2023.

Nikolin (Marku) Lekstakaj sapo kishte blerë një pije freskuese në market, brenda të cilit nuk kishte klientë të tjerë, përveç shitëses, e cila nuk është dëmtuar.