Numri i zjarreve në Kanada të klasifikuara si ‘jashtë kontrollit’ po i afrohet 600. Vendi po përjeton sezonin e tij më të keq të zjarreve në dekada.
Sipas Qendrës Kanadeze të Zjarrit (CIFFC), kishte mbi 900 zjarre aktive në vend në fillim të jaës, me 599 prej tyre të etiketuara jashtë kontrollit. 104 të tjerë ‘po mbaheshin nën kontroll’ nga zjarrfikësit, ndërsa 204 u konsideruan si të kontrollueshëm.
British Columbia është provinca më e prekur, e cila përbën një të tretën e zjarreve aktive, sipas statistikave të CIFFC. Zjarret kanë shkatërruar 10.7 milionë hektarë në mbarë vendin gjatë këtij sezoni zjarresh, me mbi 4200 shpërthime të raportuara këtë vit.
Zona është më e madhja që kur organizata filloi të përpilonte statistika në vitet 1980. Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 1995, kur mbi 7 milionë hektarë u dogjën në Kanada.
Gjendja është përkeqësuar që nga mesi i majit, kur niveli i gatishmërisë kombëtare u ngrit në pikën më të lartë të mundshme për herë të parë në vitin 2023. Vitin e kaluar, Otava shmangu çdo mobilizim të ngjashëm të forcave ushtarake për të përballuar zjarret në pyje.