Vendosni fjalën kyçe....

Lobimi në SHBA, nënkryetari i PL-së Vasili shkon në SPAK


Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është paraqitur në SPAK. Shkuarja e tij në prokurori ka të bëjë me lobimin e LSI-së në SHBA.

Më herët për të njëjtën çështje është marrë në pyetje ish-deputeti Endrit Braimllari.

Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, në 6- mujorin e parë të vitit 2016 me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takime në SHBA.

LSI-ja gjatë vitit 2016, ka deklaruar 11.720.552 lekë shpenzime për këshillim. Në vitin 2016, LSI-ja deklaronte gjithashtu rreth 250 mijë dollarë donacione.