Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në Policinë e Shtetit, nga Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale te ai i Krimeve


Me firmën e drejtorit të Policit të Shtetit Muhamet Rrumbullakut, kanë ndodhur ndryshime dhe emërime të reja në radhët e Policisë së Shtetit.

Arben Dashi, është emëruar Drejtor i  Krimeve në Volum në  Departamentin e Sigurisë Publike me strukturën e re.

Edvin Ndreu, Shef Komisariati nr. 6, ndërsa Artan Bajraktari Drejtor i DVP Kukës. Sakaq, Oli Bistri specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum, ndërsa Lutfi Minxhozi Drejtor i Europol në Policinë e Shtetit.

Kështu, Vilson Bala zëvendëson Oltion Bistrin, Artan Bajraktari zëvendëson Arben Dashin dhe Edvin Ndreu zëvendëson Vilson Balën