Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Për miratimin e tre ligjeve u falsifikuan votat e deputetëve


Deputeti i PD-së Paloka tha se miratimi  i tre ligjeve në përfundim të seancës maratonë është bërë duke falsifikuar votat e deputetëve.

Paloka shtoi se seanca nisi me shkelje të rënda ndërsa theksoi se ligji i kanabisit duhej diskutuar për një periudhë më të gjatë duke pasur parasysh kundërshtitë e madhe që ka pasur jo vetëm nga opozita, që është kundër po edhe nga deputetë socialistë e specialistë të fushës.

“Të gjitha aktet e tilla, si ata tre të djeshmit, liberalizimi i kanabisit, iu dha mandati i përjetshëm Gjinushit, dhe iu bllokua diploma mjekëve, kanë ndodhur kështu. Asnjë nga këto projektligje nuk e kishin kaluar këtë afat. U përpoqën që të justifikoheshin por, nuk mund të bëhej kjo gjë. Në sallë nuk votuan 3/5 e të pranishmëve, por u bë falsifikimi i votave të deputetëve në sallë. Imagjinoni se ça bëjnë në vende të tjera. Një seancë që nisi me shkelje të rënda, për të miratuar ato që thashë më sipër. Një ligj si ai i legalizimit të kanabisit, që është kundërshtuar jo vetëm nga specialistët në Shqipëri, por edhe nga institucionet ndërkombëtare. U votua në kundërshtim me pikat e rregullores.

Çështja e legalizimit të kanabisit ju e dini se sa kohë po diskutohej, por kjo çështje u bë në ilegalitet. Ky ligj duhej të diskutohej. U kalua ilegalisht në komision dhe në mes të natës, në Kuvend. Xhafaj dje i bëri një analizë të plotë se pse ky ligj nuk duhej të miratohej në Shqipëri. Ky ligj krijon probleme te të rinjtë shqiptarë. Shqipëria tashmë e ka vulën e Kolumbisë, dhe me këtë ligj i vihet vula si shtet narko-trafikantësh. Në më pak se dy muaj, janë 4 apo 5 skandale, nga Dako te Gjici. Ka disa skandale, siç ishte ai i ndërprerjes së ndihmave nga BE për bujqësinë. Më kryesorja, çështja e inceneratorëve, ku Rama është i implikuar. Rama është përgjegjës dhe penalisht, se ka hedhur firma. Peleshi ka qenë i autorizuar nga Rama, dhe jo ai. Vërtetë është firma e Nikos, por është përgjegjësi e Ramës në këtë rast.” – tha Paloka.