Vendosni fjalën kyçe....

Pasi SPAK i dorëzoi urdhëarrestin, policia nis kërkimin për Arben Ahmetajnt në Shqipëri


Pasi SPAK i dorëzoi urdhërarrestin për Arben Ahmetajn, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka nisur kërkimet për ish-zv.kryeministrin.

Drejtoria kundër Krimit Ekonomik ka nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht ndërsa kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt. Kërkimet sipas policisë do vijonë deri sa të krijohet bindja që Ahmetaj nuk ndodhet në territorin shqiptar.

Më herët avokatët e Ahmetajt kanë deklaruar se klienti i tyre ndodhet në Britaninë e Madhe.

Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për masën me burg, SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt, gjë e cila është vënë në dispozicion nga ana e policisë së shtetit.