Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetitn i Durrësit, paisi një 68-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin e këtij qyteti.
Sipas policisë, pasditen e sotme në Porto Romano, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.