Vendosni fjalën kyçe....

Sveçla viziton policët në veri: Vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës


Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video të premten ku shihet duke vizituar policët nëpër pika të ndryshme në veri të Kosovës.

Sveçla përmes reagimit në Facebook i ka falënderuar policët për përkushtimin dhe korrektësinë, ndërsa ka shtuar se vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës së Kosovës.

Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Vendosmëria e policëve, sipas Sveçlës, shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë “për projektin tonë të shtetimit”.

“Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, ka shkruar Sveçla./KOHA