Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Meta: Qytetarët të konfirmojnë kandidatin e opozitës, qeveri manipuloi rezultatin


Kreu i Partisë së Lirisë Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të Rrogozhinës që të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në përsëritjen e zgjedhjeve lokale në këtë bashki.

Përmes një shënimi në Facebook, ai shktuan se qytetarët e Rrogozhinës e bënë zgjedhjen e tyre por qeveria në mënurë mafioze, përmes votimit të paligjshëm në burgun e Rrogozhinës përmbysën vullnetin e qytetarëve.

Meta u bën thirrje qytetarëve që t’u rezistojnë presioneve, intimidimeve të qeverisë për të konfirmuar Shkëlqim Hoxhën.

“Qytetarët e Rrogozhinës e bënë zgjedhjen e tyre dhe e zgjodhën kryetarin e tyre, por në mënyrën më mafioze, më të paligjshme, përmes votimit të paligjshëm në burgun e Rrogozhinës, u përmbys vullneti i qytetarëve të lirë të gjithë Rrogozhinës. Unë i ftoj dhe i inkurajoj të gjithë qytetarët e Rrogozhinës t’u qëndrojnë presioneve, intimidimeve dhe të rikonfirmojnë me vullnetin e tyre përsëri kandidatin tonë z.Hoxha si kryebashkiak i Rrogozhinës sepse jam i sigurt që do të jetë një menaxher i shkëlqyer i atij komuniteti.” – shkruan Meta.