Një 56-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet se ka goditur me shkelm në bark bashkëjetuesen shtatzënë e cila më pas e ka abortuar fëmijën në muajin e dytë.
Në pranga ka rënë Arif Myftarago, banues në fshatin Drithas, Maliq.
Bashkëjetuesja e tij ndodhet në spital pas abortit nën kujdesin e mjekëve.