Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Durrësi: Prioritet jeta e qytetarëve, Policia Rrugore jo gjahtare ndëshkimesh, s’më interesojnë ‘suskeset’ e gjobave


Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha gjatë një takimi me Policinë e Durrësut se gjobat e vëna nuk kanë asnjë rëndësi përballë bindjes së qytetarëve se duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Ai kërkoi nga Policia Rrugore të jetë e kujdesshme në komunikimin me qytetarët, ndërsa kujtoi edhe njëherë se efektivët nuk mund dhe duhet të jenë gjahtarë gjobash.

“Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish. Nëse një drejtues automjeti nuk ka të vendosur rripin apo përdor telefonin e lëvizshëm gjatë drejtimit, përpara se t’i kërkoni dokumentet, është detyrim të përshëndeteni me qytetarin, pyeteni çfarë halli ka që e shtyjnë të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten e të tjerët. Pra ajo që për ne ka rëndësi është siguria rrugore, është edukimi apo ndërgjegjësimi. Nuk është gjoba, qëllimi. Asnjë rast nuk është njësoj me tjetrin. Nuk më interesojnë ‘sukseset’ e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është një punonjës i Policisë Rrugore pas kthesës, por sepse kështu mbrojmë jetë njerëzore”, tha Balla.