Katër persona u arrestuan nga policia e Himarës pasi akuzohen për shitje lëdësh narkotike për turistët e zonës në plazhin e Gjipesë.
Në pranga kanë rënë Erlind Gjini, Mariglen Dhimogjini, Geri Beka e Mikela Zenunaj.
Gjatë aksionit të policisë, atyre iu kapën 1 armë zjarri pushkë gjysmëautomatike me një krehër, 256 fishekë, rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një fuoristradë ‘Toyota’.