Atletja Luiza Gega është bërë sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024.
Rekordmenia shqiptare ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Serbi, duke vendosur kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat.
Përveç medaljes së artë, Gega fitoi edhe të drejtën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.