Një aksident ka ndodhur në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë pasditen e sotme.
Një 56-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.
Shtetasi me iniciale S.A u dëmtua rëndë nga aksidenti dhe u transportua në spitalin e Traumave në Tiranë.
“Më datë 22.07.2023, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad”, me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.
Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.