Vendosni fjalën kyçe....

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme


Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në mesin e javës së ardhshme.

Në mbledhjen e Asamblesë që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës më datë 26 Korrik, pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.

Po ashtu, raportohet se do të ketë një analizë edhe të punës së çdo ministrie, si dhe të strukturave organizative të partisë.

Në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama.