Familjarët e katër viktimave të tragjedisë së djeshme në Gramsh, ku babai me dy djemtë e mitur dhe nipi u mbytën në liqenin e Banjës i kanë bërë thirrje shtetit që të marrë masa në mënyrë që tragjedi tilla të mos përsëriten.
“Jam i shokuar. Nuk kam fjalë për atë që ndodhi. U shuan dy familje. Mbase një prej tyre nuk ka ditur not, dhe janë mbytur. Ata nuk duhet të ishin larë atje, pasi ishte me gropa. Atje ka shumë thellësi. Shteti të bëjë kufizime, ta rrethojë. Që kur është bërë ka pasur mbi dhjetë raste mbytjesh.” – tha një banor.
Ndërkohë një tjetër banor i zonës tregon se para dy ditësh një tjetër person u mbyt, ndërsa bëhej fjalë për një 75-vjeçar. Në liqen u mbytën dje Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben e Esti Zogu si dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç.