Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet procesi i votimit për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, pjesëmarrja më e lartë se në 14 maj


 

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të bashkisë në Rrogozhinë.

Rreth 33 mijë qytetarë u thirrën në votime, për të rivotuar 2 kandidatët Edison Memolla të PS e Shkëlqim Hoxha të koalicionit Berisha-Meta.

Sipas KQZ-së deri në orën 12 kanë votuar 26.91% e qytetarëve. Ndërkohë më 14 maj, në po të njëjtën orë kishin votuar 21.83% e qytetarëve.

Procesi i votimit vijoi i qetë, por megjithatë pati një incident në Qendrën e Votimit nr 22-23, ku votimi u ndërpre për disa minuta për shkak të fotografimit të votës.

Në lidhje me këtë reagoi edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili nënvizoi se fotografimi i votës përbën shkelje të rëndë penale.