Në një prej qendrave të votimit në Rrogozhinë është ndërprerë procesi përkohësisht pasi një qytetare është kapur duke fotografuar votën.
Pasi gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin, teksa u ndalua dhe procesi i votimit.
Nazmi Totraku, Kryetari i KZAZ iu kërkoi komisionerëve të paralajmërojnë qytetarët se fotografimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet.
Zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë zhvillohen për shkak se Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e tyre pas ankesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për parregullsitë e gjetura në kutinë e burgut të Rrogozhinës.