Vendosni fjalën kyçe....

Pëfundimi i koncesionit me “Aleat”, nga 1 gushti aplikimi për karta identiteti e pasaporta me kuponat e rinj “IdentiTek”


Ministria e Brendshme njofton qytetarët se afati i fundit i aplikimit për karta ID apo pasaporta biometrike nëpërmjet kuponave “Aleat” është 26 korriku 2023.

Që nga data 1 gusht aplikimi do vijojë me kupona të kompanisë shtetërore “IdentiTek”.

Ministria thotë se aplikimi do kryhet në të njëjtat zyra brenda dhe jashtë vendit ndërsa ndryshimi vjen pas përfundimit të kontratës koncesionare më 31 korrik 2023.

Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit”-thuhet në njoftimin e Ministrisë .