Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasin turk e zuri poshtë cisterna e ujit teksa punonte, policia shoferin e kamionit në Skrapar


Policia ka arrestuar shtetasin A.B 45-vjeç shofer i kamionit i një firme përpunimi të mermerit në Skrapar.

Mbrëmjen e kaluar duke transportuar me cisternë ujë në karrocerinë e kamionit që drejtonte, cisterna ka rrëshqitur dhe ka përplasur shtetasin turk 60-vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar.

Kjo, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një cisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, cisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.