Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen 491 bimë narkotike në Librazhd


Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në Librazhd.

Policia nuk ka identifikuar autorin/ët e dyshuar për kulitivimin e kanabisit.

Në dy fazat e para të këtij operacioni janë gjetur 672 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, të pajisura me dronë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar “Çereshta”, si rezultat i së cilës, në një zonë të shpyllëzuar, në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë, janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Me bimët e sekuestruara në këtë fazë shkon në 1 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve narkotikë cannabis sativa të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.