Pas letrës së dy deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar, Gazmend Bardhi tha se do të mbledhë, Këshillin Kombëtar.
Këtë gjë ai e bëri të ditur në një prononcim për mediat.
“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.”- tha Bardhi.