Një aksident në orët e para të mëngjesit i ka marrë jetën dy personave.
Një automjet tip “Fiat” ka goditur karrelin e një zetori në kryqëzimin e Kallmetit ku nga përplasja ka ndërruar jetë shoferi i veturës dhe pasagjeri që ndodhej në të.
“Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.