Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 15 kutitë e para në Rrogozhinë, Memolla kryeson ndaj Hoxhës


Në Bashkinë Rrogozhinë në zgjedhjet e ripërsëritura procesi për numrimin e votave nisi rreth orës 23:00. 

Deri më tani sipas të dhënave të KQZ-së janë numëruar 15 kuti nga 54 që ka kjo Bashki. 

Deri më tani  Edison Memolla i PS ka marrë 1332 vota ndërsa Shkelqim Hoxha BF ka marrë 1250 vota. 

Këto zgjedhje përësiten në këtë bashki vetëm për kryetar për shkak se Kolegji Zgjedhor gjeti parregullësi në kutitë e burgut të Rrogozhinës që i dhanë fitoren Memollës më 14 maj.