Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Oriola Pampuri: Firmosa dy herë të njëjtën shkresë gabimisht


Deputetja e PD-së Oriola Pampuri u është përgjigjur raportimeve se ka firmosur dy herë të njëjtën dokument, që i hiqte Gazment Bardhit të drejtë e mbajtjes dhe përdorimit të vulës së PD-së për t’ia kaluar atë Sekretarit Zgjedhor Indrit Sefa.

Në një shënim në Facebook ajo shkruan se e ka firmosuyr dy herë të njëtën shkresë gabimisht.

Sipas deputetes firmosja e dokumentit në fjalë dy herë nuk ka asnjë vlerë të shtuar apo ndikim.

“Një sqarim i detyruar: Shoh reagimet dhe spinet mbi foton qe qarkullon ne rrjet me firmen time, ndaj dua te sqaroj ata qe mund te jene keqkuptuar: PO, eshte firmosur dy here, JO, nuk ka vlere te shtuar apo nuk ploteson ndonje numer te nevojshem ne kryesi, pasi vendimet dhe votimet zbardhen nepermjet regjistimit te mbledhjes, qe nuk lejon askend nga ne te gaboje. Firma ime,e perseritur gabimisht per shkak te nje keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme qe u nenshkruan ate dite, eshte gjethja e fikut pas te ciles disa kerkojne te fshehin disfaten e radhes te revolucionit, me kosto te madhe per opoziten, e disa te tjere kerkojne te fshehin futjen nga dritarja ne foltore, permes proces skutash, ku flitet çdo dite per statutin dhe veprohet ne shkelje te tij. Per kedo qe eshte i interesar per aktet e kryesise, le t’i drejtohet institucioneve, nga te cilat doni titujt qe mbani, por jo peshen e pergjegjesise, te ciles i ikni kur duhen marre vendime te veshtira.” – shkruan Pampuri.

Deputetja demokrate shton më tej se raportimet mediatike mbi dy firmat e saj u gatuan për të kapur tituj lajmesh apo bërë pis zgjedhjet për kreun e PD-së më 29 korrik.

Pampuri shkruan në fund se do firmosë pa ngurrim çdo vendim që mbron sakrificën e demokratëve dhe orientimin euroatlantik.

“U jam mirenjohese demokrateve dhe u kerkoj ndjese per shfaqjen e radhes qe u gatua per te kapur ndonje titull lajmesh apo per te bere pis procesin e zgjedhjeve te 29 korrikut. E di qe jeni lodhur, e ndjej merzine tuaj dhe deshiren per te dale nga kjo gjendje amullie, nga e cila perfiton vetem Rama. Ndaj ju ftoj t’i leme menjane kotesite dhe sherret e atyre qe kane hallin e listave dhe vendet e tyre ne to, e te qendrojme me vendosmeri ne mbrojtje te vlerave per te cilat kemi sakrifikuar te gjithe bashke, te bindur se PD do te jete alternativa më e mire vetem ne partneritet te ngushte me ShBA, BE dhe GB, dhe ne beteje frontale me korrupsionin dhe metastazat e tij te pangjyra. Për vendime, që mbrojnë sakrificën e demokratëve, orientimin e qartë Euroatlantik, dhe ne koherence te plote me qendrimet e mia publike do firmos pa nguruar.” – mbyll reagimin Pampuri.