Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërohen në polici 11 inspektorë të IKMT-së


11 inspektorë të IKMT-së janë shoqëruar në polici.

Sipas policisë, ata janë kallëzuar nga një subjekt privat.

Ky i fundit i ka denoncuar pasi nga inspektorët e paraqitur vetëm 4 prej tyre kanë pasur urdhër për inspektim.

11 inspektorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi

“Më datë 24.07.2023 është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë një subjekt privat dhe ka kallëzuar se ditën e sotme, në objektin e tij, janë paraqitur 11 inspektorë të IKMT-së, dhe vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren. Në ambientet e DVP Tiranë janë shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjëndje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.”