Vendosni fjalën kyçe....

Spanja ndal ‘valën Meloni’, shkruajnë mediat vendase


Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të së dielës në Spanjë i dhanë fitoren partisë konseervatore të opozitës, që siguroi shumicën e vendeve, por sipas analizave të mediave spanjolle, qeveria e re do varet nga mbështetja e jashtme nga partitë politike separatiste në rajonin bask e Katalonjë.

La Vanguardia i përshkroi rezultatet si ‘Spanja ndal valën Meloni’ në titullin e saj, duke iu referuar kryeministres italiane të të djathtë që erdhi në pushtet në Itali tetorin e kaluar.

Media tha se Partia Popullore (PP) e krahut të djathtë fitoi zgjedhjet në Spanjë me vota nën prittshmëritë e  sondazhet. PP nuk arriti dot një marrëveshje për shumicën parlamentare së bashku me të djathtën ekstreme Vox.

La Vanguardia theksoi se Pedro Sanchez, kryeministri në fuqi dhe kreu i Partisë Socialiste të Punëtorëve (PSOE), duhet të bindë partinë Together for Catalunya (JxCAT), e cila nuk e ka mbështetur deri tani, se ai duhet të qëndrojë në krye të qeverisë.

El Pais nënvizoi se është ‘shumë e vështirë’ që PP të vijë në pushtet, pasi partia nuk ka gjasa të gjejë mbështetje nga jashtë.

“Feijoo fitoi, por (ish-presidenti katalanas Carles) Puigdemont do jetë në gjendje ta bëjë Sanchezin kryeministër”, tha El Mundo.

E përditshmja tha se fitorja e së dielës ishte ‘e hidhur’ për PP-në dhe disfata ishte ‘e ëmbël’ për PSOE.

E përditshmja ABC e titulloi vlerësimin e saj zgjedhor: ‘Puigdemont ose bllok’.

“Feijoo fiton, Sanchez bllokon”, tha e përditshmja La Razon.

“Puigdemont mund të jetë çelësi” që PSOE të qeverisë, nënvizoi ajo dhe shtoi se PP nuk mund të arrinte një shumicë absolute me Vox.

Siç ishte parashikuar, Partia Popullore fitoi shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e së dielës me 136 vota. Por me partinë e ekstremit të djathtë Vox që fitoi vetëm 33, të dy partitë nuk arritën të 176 vendet e nevojshme për një shumicë absolute.

PSOE fitoi 122 vende, ndërsa Sumar 31, e majta republikane e Katalonjës (ERC) 7, JxCAT 7, EH Bildu 6, Partia Nacionaliste Baske 5, dhe të tjerët fituan 3 vende.