Vendosni fjalën kyçe....

Sula ironizon Bashën: ‘Lideri Evropian’ kërkon të privatizojë vulën, firmosin nga dy herë për të dhënë përshtypjen se janë shumicë


Deputeti demokrat Dashnor Sula ka ironizuar ish-kreun e PD-së Basha pas ngjarjeve të paradites së sotme ku disa anëtarë kryesie firmosën një vendim për heqjen e vulës Gazment Bardhit e kalimin e saj te Sekretari Zgjedhor Indrit Sefa.

Sula e quan Bashën ‘Lideri Evropian’ ndërsa shkruan se ish-kreu i partisë tmerrohet nga Këshilli Kombëtar e kërkon të privatizojë vulën.

Ai përmend më tej firmosjen e dokumentit të lartpërmendur nga deputetja Pampuri dy herë duke shkruar se ‘që këtu ‘kuptohet në çfarë nivelesh jemi’.

“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla. ‘Lideri Evropian’ që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme. E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “cfarë nivelesh jemi. Disponimi i vules eshte ceshtje e statuti jo vullnet i individeve personal. Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak.” – shkruan Sula.