Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohen me dron disa ndërtesa në Moskë, akuzon Kremlini: Terrorizëm ndërkombëtar (Video)


Dy ndërtesa jo-rezidenciale në Moskë u dëmtuan nga dronët ukrainas të hënën herët në mëngjes pas një ‘sulmi terrorist’ të bllokuar.

Dronët u përplasën në ndërtesat pasi u shënjestruan nga sistemet elektronike kundër dronëve.

Disa ndërtesa të tjera banimi pësuan dëmtime të vogla, të tilla si xhama të thyera, megjithatë nuk pati raportime për viktima apo të lënduar.

Copëza droni u gjetën në ‘Komsomolsky Prospekt’, në qendër të Moskës, jo shumë larg selisë kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër, duke e quajtur sulmin një ‘përpjekje të regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist duke përdorur dy mjete ajrore pa pilot’.

Ndërkohë Ministria e Jashtme ruse e përshkroi atë si ‘një akt të terrorizmit ndërkombëtar’.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, tha se nuk ka pasur ‘asnjë dëm të madh’ pas tentativës së sulmit me dron, që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës. Droni i dytë me sa duket goditi një ndërtesë shumëkatëshe në jug të Moskës.

Departamenti i Transportit konfirmoi mbyllje të pjesshme të rrugëve dhe ndryshim të rrugëve në zonë. Ukraina kohët e fundit është përpjekur të godasë objektiva në rajonin e Moskës dhe vetë kryeqytet.

Në fillim të këtij muaji, katër dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore në jugperëndim të qendrës, ndërsa një tjetër u rrëzua pasi u çaktivizua nga mbrojtja elektronike.

Muajin e kaluar, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se Kievi kishte nisur një sulm ndaj Moskës duke përfshirë tetë dronë të cilët ose u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ose nga sistemet elektronike.