Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të ndalte Bashën, Gazmend Bardhit i marrin vulën


Lufta për vulën nuk ka të mbaruar në PD.

Nëpërmjet një vendimi të Kryesisë pak orë pasi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të ndalur rizgjedhjen e Bashës për kryetar në 29 korrik.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Ky hap i mbështetësve të Bashës në kryesinë e PD-së vjen, pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar në 29 korrik për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Lapsi.al