Vendosni fjalën kyçe....

TikTok shton postime me tekst


Platforma e ndarjes së videove TikTok tani do i lejojë përdoruesit të postojnë përditësime teksti me 1000 karaktere, njoftoi të hënën kompania në pronësi kineze.

TikTok është platforma më e fundit pas Meta-s së Mark Zuckerberg që përfiton veçoritë e mikroblogimit të Twitter.

Përdoruesit e TikTok do jenë në gjendje të shtojnë etiketat e zërit dhe vendndodhjes në postimet e tyre me tekst, dhe përdoruesit e tjerë do jenë në gjendje t’i komentojnë dhe ndajnë këto postime ashtu siç do bënin me përditësimet e fotove ose videove.

Njoftimi i TikTok erdhi më pak se një muaj pasi Meta debutoi me Threads, një aplikacion i bazuar te teksti i Instagram.

Përveç këtyre platformave me emra të mëdhenj, aplikacione më të vogla si Bluesky, Mastodon dhe Truth Social i ish-Presidentit të SHBA Donald Trump janë përpjekur të gjitha pa sukses të joshin përdoruesit larg Twitter-it në vitet e fundit.