Mbi 400 rrënjë ullinj janë djegur nga zjarri në fshatin Bistrovë të Dimalit.
Flakët kanë rënë në një zonë kodrinore ku është e vështirë ndërhyrja e makinave zjarrfikëse.
Zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit është dashur të ngjiten në këmbë e t’i shuajnë flakët me mjete rrethanore.
Disa vatra zjarri më të vogla janë ende aktive.