Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se goditi me thikë 37-vjeçarin, pranga autorit të dyshuar në Bulqizë


Një 53-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 37-vjeçar. Sipas policisë, sherri ka nisur për motive të dobëta e më pas është shndërruar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Re ku 53-vjeçari Mentor Dervishi akuzohet se ka qëlluar me thikë personin me iniciale R.P.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë edhe 52-vjeçari Fitim Kola, i cili është ndaluar në Burrel pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta 54-vjeçarin me iniciale A.B.